Sporti

Lushtaku i zhgënjyer me paraqitjen: “Nuk ishte dita jonë më e mirë, kemi probleme të mëdha sidomos në mbrojtje”

03/20/2022 15:22
nga:E K

Ballkani ka shënuar fitore ndaj Drenicës.

Skuadra e Ilir Dajës arriti fitore solide ndaj Drenicës me rezultat 2-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Baftiu në minutën e 40’të dhe Dellova në minutën e 59’të shënuan për fitoren e vendasëve.

Pas ndeshjes për “Art Sport” u prononcua trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku i cili u shpreh i pakënaqur me skuadrën e tij, sidomos anës defanzive.

“Kishim një paraqitje të dobët nga ne, pësuam një gol të lehtë me një gabim, sidomos te goli i parë por edhe te goli i dytë, nuk reaguam në situata që mund të vepronim më mirë, sot nuk ishte një ditë e keqe, pësuam ndeshjen e kaluar nga Malisheva, bëmë disa ndryshime në formacion, por as këto ndryshime nuk kryen punë, kemi shumë probleme sidomos në pjesën defanzive te mbrojtja”, tha Lushtaku.

Me këtë fitore Ballkani përforcon kreun e tabelës dhe shkon në kuotën e 54 pikëve, 5 më shumë se ndjekësi më i afërt Gjilani që ka 49 pikë në pozitën e 2’të, kurse Drenica me 32 pikë pozicionohet vetëm një vend mbi zonën e rrezikut që e mbanë Dukagjini me 29 pikë.

/GazetaBlic Sport/