Lajme

Lushaku: Narracionit të Kurtit i mungon aspekti logjik

02/06/2023 21:43
nga:G C

Kryetarja e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku ka thënë se 6 pikat e kryeministrit, Albin Kurti për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nuk kanë rrjedhë logjike.

“Narracionit të Kurtit i mungon aspektit logjik se ku është baza logjike që në kohë të ndryshme kërkon gjëra që nuk kanë një linjë logjike. Nëse nuk do të ishte sovraniteti si pjesë legjitime e Kosovës dhe do të synonte ta kontrollonte atë vet, pse nuk po e bën ose si po e bën tani që institucionet e Kosovës nuk janë prezente aty”, ka thënë ajo.

Duke e përmendur pikën e çarmatosjes së strukturave ilegale, ka thënë se kjo pikë nuk mund t’i kërkohet Serbisë.

“Ai ka synuar të dëshmojë se Kosova është sovrane në veri, ka sjell një situatë kur të gjitha institucionet publike atje kanë dalë së funksionuari, tani i kërkon Serbisë ta bëjë çarmatimin në territorin e shtetit tonë”, ka deklaruar në ResPublika në Tëvë 1.

Megjithatë me disa prej pikave ka shtuar se LDK-ja pajtohet me to.

“Ndërkohë që ne si parti jemi dakord me disa pika të cilat normalisht se i kemi thënë në formë të parimeve, sa i përket Kushtetutës dhe njohjeve të ndërsjella”.