Lajme

Lumir Abdixhiku: Burbuqe Berisha ka lënë pas vetes një trashëgimi krijuese të pavdekshme

10/27/2021 15:29
nga:Q R

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shprehur ngushëllime për vdekjen e regjisores Burbuqe Berisha.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të një prej regjisoreve më të shquara të dy dekadave të fundit në Kosovë, Burbuqe Berisha”.

“Autorja, regjisorja e producentja, e që njëkohë drejtonte edhe Teatrin Kombëtar të Kosovës, profesoresha e njeriu i dashur i artit e kulturës sonë, Burbuqe Berisha, iku para kohe nga kjo botë, duke lënë pas vetes një trashëgimi krijuese të pavdekshme, e cila e bën atë të përjetshme”.

Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, komunitetit artistik, studentëve dhe mbarë vendit. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Burbuqen!” , thuhet në telegramin e ngushëllimit të Abdixhikut.

Daka nis betejën kundër Vjosa Osmanit, dërgon kërkesë tek Avokati i Popullit për të shqyrtuar shkarkimin e saj