Lajme

Daka nis betejën kundër Vjosa Osmanit, dërgon kërkesë tek Avokati i Popullit për të shqyrtuar shkarkimin e saj

10/27/2021 13:48
nga:Q R

Ish-kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, ka dërguar sot te Avokati i Popullit, kërkesë për të shqyrtuar shkarkimin e saj nga presidentja Vjosa Osmani.

E gjithë kjo meqë misioni i Bashkimit Europian prezantoi ditë më parë një raport fillestar mbi procesin zgjedhor të 17 tetorit, ku thuhet se ekziston një dispozitë ligjore e paqartë lidhur me vendimin e presidentes Osmani, për shkarkimin e Dakës.

”Meqë deputetët nuk kanë pasur gatishmëri dhe që ishim në fushatë zgjedhore nuk kam dashur askush të ndikohet nga kjo kërkesë e imja. Nuk jam ankuar në gjykatat tjera sepse konsideroj që nuk ka mundësi që të vlerësohet vendimi i presidentit në gjykata të rregullta”.

”Për këtë arsye iu jam drejtuar Avokatit të Popullit si person i autorizuar. Nëse ka parë ndërhyrje time të paligjshme, është dashur të bëjë kallëzim penal dhe jo të më shkarkojë. Autoriteti përfundimtar i cili mund ta bëjë vendimin është Gjykata Kushtetuese. Nuk është ajo të jap unë ndonjë koment. Këto janë çështje me të cilat duhet të merret dikush tjetër”.

”Keni dëgjuar me siguri shumë deklarata të mia. Arsyetimi i cili është dhënë ka qenë pa bazë ligjore, jam akuzuar për votim të vendimit, për lejim të votimit me dokumente të skaduara në ditën e zgjedhjeve. Është evidente se unë kam qenë e vetmja kundër atij vendimi. Tash mbetet të presim se çka do të veprojë Avokati i Popullit. Meqenëse presim në një afat brenda gjashtë muajsh ta dërgojë kërkesën në Gjykatën Kushtetuese”.