Lajme

Lumi Ibër përmbyt vendpunishten e urës së dytë në Mitrovicë

11/01/2025 07:01
nga:Mergim Rreci

Uji i lumit Ibër ka depërtuar në vendpunishten ku po ndërtohet ura e re që lidh veriun dhe jugun e Mitrovicës, duke shkaktuar vështirësi për ekipet e punimeve.

Sipas pamjeve, pjesa më e madhe e punishtes është përmbytur tërësisht, pasi niveli i ujit është rritur ndjeshëm.

Punimet për urën e re janë pjesë e projektit për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër, të cilat pritet të lehtësojnë qarkullimin ndërmjet pjesës veriore dhe jugore të qytetit dhe të zvogëlojnë ngarkesën në urën kryesore të Mitrovicës, e cila historikisht ka qenë një pikë ndarjeje mes komuniteteve.

Ura e parë është pothuajse në fazën përfundimtare, ndërsa ura e dytë, në të cilën ka depërtuar uji, ndodhet në procesin e punimeve fillestare.