Vlera e re e futbollistëve kosovarë do të publikohet nesër në “website” e specializuar për çmime të lojtarëve, ‘Transfermarkt’.
Një futbollist që pritet të ketë rritje të madhe të vlerës është edhe mbrojtësi, Lumbardh Dellova.
Dellova pritet të ketë rritje për 50%. Ai aktualisht vlen 300 mijë euro, teksa në përditësimin e ri ai do ketë vlerë 450 mijë euro, mëson GazetaBlic Sport.
Lumbardh Dellova kishte paraqitje shumë të mira me ekipin suharekas këtë vit ku fitoi Superligën e Kosovës dhe Superkupën e Kosovës. Ai poashtu luajti rol kyç edhe në grupet e Conference Legaue.
/GazetaBlic Sport


