Lajme

Lulzim Hetemi shihet pas gjashtë muajsh jashtë objektit të Komunës së Leposaviqit

10/31/2023 17:10
nga:Y I

Ka mbi gjashtë prej kur ka marrë mandatin e kryetarit të Komunës së Leposaviqit.

Prej atëherë Lulzim Hetemi nuk është larguar nga vendi i tij i punës.

Por, duket se ai më nuk është duke qëndruar vetëm brenda objektit komunal.

Në një fotografi të publikuar, Hetemi shihet që sot ka dalë në oborrin e komunës, për të pritur dy bashkëpartiakë të tij.

“Kënaqësi t’i pres në takim Sekretarin Organizativ të LVV-së, Alim Rama dhe nënkryetarin e Qendrës së LVV-së në Mitrovicë, Alban Uka”, ka shkruar Hetemi në profilin e tij në Facebook.