Lajme

Lulzim Basha takohet me ambasadoren Yuri Kim

01/28/2022 22:05
nga:Y I

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, diplomatja amerikane shkruan se në këtë takimin është diskutuar për çështje të ndryshme, të tilla si lufta ndaj korrupsionit dhe investimet amerikane në Shqipëri.

Kim thekson se një opozitë e fortë që bën përpara është thelbësorë për demokracinë e vendit.

“Faleminderit Partisë Demokratike dhe kryetarit Lulzim Basha për takimin e shkëlqyer lidhur me çështjet kyçe në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së, ku përfshihen rrugët e forcimit të institucioneve demokratike, lufta ndaj korrupsionit dhe rritja e investimeve amerikane në Shqipërisë nga veriu në jug. Një opozitë e fortë që bën përpara është thelbësore për demokracinë”, shkruan Kim.

Ura në SHBA shembet pak para vizitës së Biden