Lajme

Lulzim Basha: ‘Rruga e Kombit’ është krenaria ime!

04/30/2024 19:42
nga:Y I

Kryetari i Partisë Demokratike e ka cilësuar si krenari ndërtimin e Rrugës së Kombit, kohë edhe kur ka qenë Ministër i Transporteve me qeverisjen Berisha.

Duke iu përgjigjur gazetares Marsela Karapanço në lidhje me akuzat për vjedhje gjatë ndërtimit të rrugës, Basha tha se janë gënjeshtra të fabrikuara.

‘Krenaria e jetës sime. Është gënjeshtër. Çdo kush e kupton se janë gënjeshtra të fabrikuara nga kasta e vjetër. Nuk jam shmangur kam kërkuar të hiqet imuniteti im, gjendet akoma. Kam qëndrime të qarta. Kjo ka trembur kjo kam kërkuar të më hiqet imuniteti. Rruga e Kombit është krenaria e jetës sime. Me duke e pamundur që për këta të punosh do të thotë të vjedhësh.’- tha Basha.