Sporti

Lukaku drejt largimit nga Chelsea – legjenda angleze kritikon ashpër belgun: I ka mbetur pak kohë për t’u dëshmuar

04/18/2022 14:25
nga:E K

Në gusht të vitit të kaluar, Romelu Lukaku mbërriti te Chelsea nga Interi për 113 milionë euro.

Chelsea, kampion në Evropë, pritej të forcohej edhe më shumë me rikthimin e sulmuesit 28-vjeçar belg, por Lukaku mbeti i zhgënjyer nga klubi londinez, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai ka shënuar 12 gola në 37 ndeshje këtë sezon. Ai e shënoi golin e fundit në ligë në fund të vitit të kaluar, ndërsa në tre ndeshjet e fundit në Premier League e u aktivizua si zëvendësues. Ai është i lidhur më së shumti me rikthimin e tij në Itali, Interi thuhet se e dëshiron sërish atë.

“Lukaku ka vetëm gjashtë javë për të shpëtuar karrierën e tij në Chelsea. Shikoni rivalin e tij Werner, ai nuk dorëzohet. Edhe kur nuk shënon, ai bën diçka të dobishme”, tha ish-lojtari i Chelseat, Joe Cole.

Në gjysmëfinalen e FA Cup kundër Crystal Palace, Lukaku hyri në lojë nga banka rezervë dhe humbi një rast të volitshëm.

“Ai bëri çdo gjë të gabuar në atë situatë. Ai duhet të jetë i zemëruar me veten e tij, sepse ai me siguri mund të bëjë më mirë se kaq. Ai duhet të ndryshojë, ai duhet të bëhet lojtari që ishte sezonin e kaluar” shtoi Cole.

/GazetaBlic Sport/