Luka Modric pretendon se një rikthim në Premier League nuk ka qenë kurrë në kartat e tij pasi ai kërkon të zgjasë karrierën e tij në Real Madrid.
Manchester City ka qenë i lidhur me ish-yllin e Tottenhamit në të kaluarën, por lojtari kroat ka thënë për Daily Mail se qëllimi i tij nuk ka qenë asnjëherë të rikthehet në nivelin elitar të futbollit anglez, përcjell GazetaBlic Sport.
“Që kur u largova nga Anglia dhe iu bashkova Real Madridit, fokusi im i vetëm ishte Real Madridi. Nuk kam menduar kurrë për asgjë tjetër. Isha i fokusuar vetëm te Real Madridi dhe të bëja më të mirën në klubin më të mirë në botë”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/


