Luka Modric e kupton plotësisht rëndësinë e derbit kundër Interit dhe ka vendosur që dëshiron miq dhe familjarë në tribuna për ta mbështetur atë dhe Milanin në përpjekjen e tyre për fitore.
Sipas Sky Sport, maestro kroat ka blerë 60 bileta për të ftuar të afërm dhe miq të ngushtë, ndër të cilët edhe ish-sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukic.
Miqësia midis Modric dhe Mandzukic daton një dekadë më parë. Ish-sulmuesi i Juventusit ka qenë mysafir në shtëpinë e Modriçit në Milano. Dyshja luajti së bashku për shumë vite në ekipin kombëtar kroat, duke arritur në finalen e Kupës së Botës 2018.
Për më tepër, vetë Mandzukic luajti për një periudhë të shkurtër te Milani, duke luajtur për Rossonerët midis janarit dhe qershorit 2021.
/GazetaBlic Sport

