Sporti

Luis Suarez: Barcelona ka ndërtuar një ekip që mund të garojë me këdo

10/01/2022 10:56
nga:E K

Ish sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka folur për situatën te ish klubi i tij.

Sipas sulmuesi uruguain, Barcelona tashmë ka një skuadër që mund të garojë me këdo, shkruan GazetaBlic Sport.

I pyetur nga Marca për formën e ekipit ai u përgjigj:

“Mirë. Ata bënë nënshkrime të mira dhe të rinjtë kanë edhe dy vite përvojë: Pedri, Gavi, Ansu Fati, i cili po kthehet,eksperienca e Jordi Alba, Busquets, Ter Stegen… Është një ekip që mund të konkurrojë me të gjithë”.

/GazetaBlic Sport/