Sporti

Luis Figo tregon dy skuadrat favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve

03/29/2023 16:46
nga:Mergim Rreci

Ish futbollisti i njohur, Luis Figo, 50 vjeç, veçoi Manchester Cityn dhe Bayern Munichun si favoritët e tij për të fituar Ligën e Kampionëve, edhe pse duke pasur parasysh se “gjithmonë duhet të llogaritet te Real Madrid”.

“Në Ligën e Kampionëve gjithmonë duhet të mbështeteni te Real Madridi, por favoritët sipas meje janë Manchester City dhe Bayern Munich, tha portugezi, përcjell GazetaBlic Sport.

Një fakt interesant është se këto dy skuadra do të përballen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve gjatë këtij edicioni.

/GazetaBlic Sport/