Sporti

Luis Enrique vlerëson Romën: Është kundërshtari më i vështirë me të cilin jemi përballur këtë sezon!

11/26/2026 09:22
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique, ka befasuar me deklaratën e tij për Romën, duke e cilësuar skuadrën italiane si kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur që nga fillimi i sezonit.

Tekniku spanjoll nuk i kurseu elozhet për ekipin italian, duke pranuar se nuk do të dëshironte të përballej sërish me të, përveçse në një finale.

“Roma është kundërshtari më i vështirë me të cilin jemi përballur që nga fillimi i sezonit. Nuk dua të më duhet të luaj përsëri kundër tyre! Ndoshta vetëm në finale…”, deklaroi Luis Enrique.

Më tej, trajneri i PSG-së shkoi edhe më larg, duke vlerësuar se Roma ka treguar nivel të jashtëzakonshëm edhe ndaj gjigantëve të futbollit evropian.

“Ata e merituan fitoren ndaj Real Madridit, ndaj Manchester Unitedit dhe madje edhe ndaj nesh”, u shpreh ai.

/GazetaBlic Sport/