Pas stuhisë që shkaktoi me komentet e tij për Ousmane Dembele pas barazimit 2-2 kundër Rennes fundjavën e kaluar, Luis Enrique tani po përpiqet të qetësojë gjërat në lidhje me fituesin e Topit të Artë.
“Ousmane? Ai është një lider i vërtetë në fushë”, vlerësoi trajneri i Parisit këtë të enjte, kur u pyet në një konferencë për shtyp për sulmuesin 28-vjeçar.
“Është e rëndësishme të theksohet kjo. Lojtarët që u rikthyen me më pak pushim sepse luajtën në Kupën e Botës, jam gjithmonë i hapur t’u jap ditë pushim”, vazhdoi Luis Enrique.
Para se të shtonte: “Është e rëndësishme të shkëputemi. Është e njëjta gjë për Ousmane, ai bëri përpjekje për t’u rikthyer dhe është e rëndësishme që pas këtyre dy finaleve, ai të ketë kohë të shkëputet.”
/GazetaBlic Sport


