Lajme

Lufta s’i ndal ukrainasit, për herë të parë që nga pushtimi rus, hapen plazhet në Odessa

08/12/2023 18:31
nga:Y I

Qyteti ukrainas Odessa për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus ka hapur disa plazhe.

Autoritetet kanë bërë me dije se Odessa, që është edhe baza më e madhe e Ukrainës sulmohet sistematikisht nga raketa dhe dronë, dhe zona e detit po ashtu. Në këtë mënyrë ata njoftojnë se plazhet do të ndalohen në momentin që do të ketë alarme për sulme ajrore.

Kujtojmë se në nisjen e luftës ruse, për sigurinë e qytetarëve u vendos që brigjet të mbyllen, por tashmë administrata civile dhe ushtarakeve morën vendim për lejimin e plazheve. Guvernatori Oleh Kiper, bëri me dije se plazhet do të mund të përdoren nga ora 08:00 deri në 20:00.

(BalkanWeb)