Lajme

Lufta me Ukrainën ndihmoi në forcimin e kontrollit të Putinit mbi pushtetin

03/15/2024 07:52
nga:N K

Në një Rusi në luftë, ka vetëm një kandidat real dhe vetëm një fitues: Vladimir Putin.

Ndërsa rusët hodhën votat e tyre në zgjedhjet e 15-17 marsit, popullariteti i ish-nënkolonelit 71-vjeçar të KGB-së është i lartë mes mbështetjes së fortë për luftën në Ukrainë, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq Perëndimi e sheh Putinin si një autokrat, një kriminel lufte, një vrasës dhe madje, siç tha presidenti amerikan, Joe Biden muajin e kaluar, një “SOB të çmendur” që zyrtarët amerikanë thonë se e ka skllavëruar Rusinë në një diktaturë të korruptuar që çon në shkatërrim strategjik.

Por në Rusi, sipas sondazheve dhe intervistave me burime të larta ruse, lufta e ka ndihmuar Putinin të forcojë kontrollin e tij mbi pushtetin dhe të rrisë popullaritetin e tij me rusët.

Një tjetër burim i lartë rus tha se qëndrimi i Putinit si lider nuk ishte çështje politike, por e shëndetit të tij, i cili dukej i fortë. Ai nuk ka pasardhës të dukshëm.