Skuadra bullgare, Ludogorets është e interesuar për shërbimet e mesfushorit të Ballkanit, Lindon Emërllahu.
Kampionët e Bullgarisë e kanë shikuar nga afër futbollistin kosovar në ndeshjet ndaj Ballkanit dhe drejtuesit e klubit kanë folur me të pas ballafaqimit, gjë e cila u konfirmuar edhe nga trajneri Ilir Daja para dy ditësh.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se ekipi bullgar pritet të ofrojë afro 1 milionë euro për shërbimet e Emërllahut.
Mesfushori kosovar pëlqehet shumë nga ekipi i Ludogorets, andaj pritet të bëjnë edhe ofertë zyrtare për të. Emërllahu vlerësohet 600 mijë euro nga ‘Transfermarkt’, mirëpo klubi bullgar mund të ofrojë diçka më shumë, apo më saktësisht rreth 1 milionë euro për shërbimet e tij.
Mbetet të shihet se cila do jetë zgjedhja e futbollistit, pasi ai ka oferta edhe nga klubet tjera evropiane.
/GazetaBlic Sport


