Sporti

Ludogorets – Ballkani | Stadiumi pritet të jetë “full”, rreth 100 tifozë shqiptarë prezent

07/19/2023 08:42
nga:Lorik J

Tifozët e Ludogorets do të mbështesin sonte skuadrën e tyre në ndeshjen jashtëzakonisht të rëndësishme ndaj Ballkanit. Pavarësisht humbjes në ndeshjen e parë, interesimi për revanshin është jashtëzakonisht i madh, raportojnë mediat bullgare.

Për momentin kanë mbetur pak bileta në sektorët B dhe tribunën ‘Motsi’, ku zhvillohet ndeshja e Ludogorets, mëson dsport.

Huvepharma Arena ku i zhvillon paraqitjet ekipi i Ludogoretsit numëron pak më shumë se 10 mijë ulëse.

Biletat për ndeshjen kushtojnë 12 dhe 25 leva, përkthyer në 6 dhe 13 euro.

Në të njëjtën kohë u bë e qartë se në Razgrad do të jenë të pranishëm rreth 100 tifozë të Ballkanit.

/GazetaBlic Sport