Lajme

Lotët e krokodilit Baton!

09/01/2023 18:10
nga:Faton Peci

Shkruan: Faton Peci

Vreri të cilin e paske zbrazur Baton Haxhiu ndaj Presidentes Osmani është dëshpërim për një kohë që nuk është më, për shokët, të cilët nuk janë më dhe të cilët dikur të mbanin si pëllumb.

Baton, ke humbur moti nga skena publike, kam pas bindjen në mos je në ndonjë vend ekzotik duke shijuar mish korokodili, apo duke vizituar fiset indigjene. Megjithatë, jo. Me gjasë, të kanë braktisur!

Nuk është më ai të cilit i jepje informata, as ai të cilin e vilje duke ia shkruar memoaret, nuk janë më as ata të pushtetit, ku ti i bije derës si kauboj i Teksasit dhe të cilëve ju shisje mend si bëhet politika, si moderohen qëndrimet në raport me Serbinë dhe me të kaluarën tonë.

Baton nuk janë më gjërat siç kanë qenë dhe natyrisht ky pezmi yt, mbase ka kuptim…

Nuk është më në krye të shtetit dikush, të cilin e instrukton ti, por dikush që ka ego, siç është Presidentja Osmani, e cila nuk vje nga një formim që e ka kërcënimin si mjet politik. Ata ishin shokët e tu, Baton. Nuk janë më.

Të zhvillosh politikë me mesazh direkt nuk është e pëlqyeshme për ty. Nuk është as popullore, madje, por ama dikush duhet ta ndërrojë kursin në këtë vend.

Nuk ka gardiane më të madhe të raporteve me miqtë tanë, aleatët tanë se sa Vjosa Osmani. Këtë e di shumë mië ti dhe shokët e tu.

Presidentja nuk kërcënon, por shpërfaqë një realitet të hidhur kur ndaj nesh apkikohen masa joproporcionale. Ky nuk është kërcënim.

Ankesa jote është për diçka që nuk është më. Nëse do të duhej të ishte ndryshe, apo më mirë, siç pandehni ju, pse nuk e bënë shokët e tu të dashur shtetin e Kosovës më të mirë dhe politikën më të mirë?!

Mbase pse nuk ditën, pse gabuan, prandaj u dënuan nga ai që quhet “sovrani”.

Baton, mos rri dezhurni, bindu se asgjë nuk është e përjetshme dhe se një model politik nga tjetri e dallon veprimi, diskursi, shkathtësia dhe guximi.

Tashmë e kemi një Presidente, që i kombinon mrekullisht këto tipare, të cilat ty mund të të mos impresionojnë, por, ama, tregojnë politikbërje me integritet dhe jo me bisht të zënë dere.

Presidentja është e guximshme, vendimarrëse dhe e ushtron me përgjegjesi të plotë funksionin e saj.

Fjalët pezm tuat janë llafe kafehanesh, kuloaresh! Jeto me to!

Në linkun në vijim e gjeni tekstin e Baton Haxhiut, ndaj të cilit ka reaguar ministi Faton Peci.

Vjosa do shuhet si histori turpi, është produkt njëpërdorimësh i Kurtit