Sporti

Lorenzo Insigne mund të rikthehet përsëri në Itali

10/24/2023 08:34
nga:Mergim Rreci

Lorenzo Insigne së shpejti mund të rikthehet në Itali.

Ish-kapiteni i Napolit po mendon seriozisht rikthimin e tij në Serie A, ndërsa mediet italiane kanë raportuar se Lazio dhe Roma janë dy opsionet reale për 32-vjeçarin.

Insigne, aktualisht është pjesë e Toronto-s, skuadër me të cilën u bashkua në verën e vitit 2022, por tani, ai nuk është më i lumtur në kampionatin Amerikan.

Në Itali janë të bindur se në orët e ardhshme, Lazio dhe Roma do të luajnë një derbi në merkato për të siguruar shërbimet e Lorenzo Insigne-s që ka kontratë me Toronto-n deri në verën e vitit 2026 dhe përfiton rreth 7.8 milionë euro në vit