Uruguaiani Nicolas Schiappacasse, është dënuar me 14 muaj burg për armëmbajtje pa leje.
Lojtari i Sassuolo, Nicolas Schiappacasse ishte arrestuar në janar në shtetin e tij Uruguain, pasi që ishte kapur me një arme zjarri.
Schiappacasse tani është dënuar me 14 muaj burgim, pasi që kishte pranuar akuzat për armëmbajtje pa leje në Uruguai.
Uruguaiani u arrestua më 26 janar gjatë një rutine të zakonshme të policisë, kur i ishte gjetur një armë në një xhaketë në prehrin e tij.
Sipas ‘The Sun’, policia kishte raportuar se lojtari iu kishte thënë hetuesisë që ai po ia çonte armën një tifozi të skuadrës uruguaiane Penarol.
Pas këtij rasti, Schiappacasse bëri një marrëveshje me policinë, ku u vendos që 23 vjeçarit do t’i lejohet që gjashtë muaj të dënimit të shqiptuar t’i kalojë në shtëpi me familjen e tij, para se të lirohet me kusht dhe t’i kushtëzohet se do të kryejë katër orë në javë shërbime drejt komunitetit e të paraqitet të nënshkruajë çdo ditë në stacion policor.
Nicolas është transferuar te Sassuolo në vitin 2020 dhe ka kontratë me ekipin italian deri në qershor 2023.


