Sporti

Lojtari i Juventusit: I kërkojmë falje tifozëve, por ky është futbolli

03/17/2022 08:16
nga:L J

Villarreal kaloi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi mposhti Juventusin në Torino me rezultat 3-0 në ndeshjen e kthimit të 1/16.

Në ndeshjen e parë nuk pati fitues (1:1), kështu që klubi spanjoll vazhdoi fitoren me një rezultat total 4:1, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Cuadrado ka folur për media, ku u shpreh shumë i mërzitur.

“Nuk ka asnjë shpjegim për këtë, vetëm se futbolli ndonjëherë është i tillë. Ne luajtëm një pjesë të mirë, por nuk e shfrytëzuam rastin dhe kjo ndikoi tek ne. Villarreal u mbrojt mirë dhe e mirëpriti mundësinë”, tha Cuadrado.

“Faza e eliminimit është gjithmonë e vështirë. Besoj se sezonin e ardhshëm do të shkojmë më tej në këtë kompeticion. Po kthehemi drejt kampionatit dhe kupës, sezoni nuk ka mbaruar”, pëerfundoi ai.

/GazetaBlic Sport