Sporti

Lojtari i Fushë Kosovës, Flamur Gashi: E kemi ditur që me këtë grup lojtarësh jemi pretendentët kryesor për Superligë

04/28/2023 09:04
nga:E K

Fushë Kosova po kalon një sezon të mirë në Ligën e Parë të Kosovës, duke kryesuar tabelën në grupin B.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Burim Shala është shumë afër arritjes së synimit për t’u rikthyer në Superligën e Kosovës.

Lojtari i Fushë Kosovës, Flamur Gashi ka folur për ‘GazetaBlic Sport‘ ku ka komentuar mbi stinorin që po kalon ekipi dhe përgatitjen e tyre për promovim në Superligë.

Po jemi duke e kaluar një sezon të mirë, ku shpresojmë që në fund të kurorëzohet në Superligë. Që nga fillimi, kemi ditur që me këtë grup të lojtarëve dhe me një staf të mrekullueshëm të trajnerëve, do të jemi pretendenti kryesor për inkuadrimin në Superligën e Kosovës. Është bërë punë e mirë nga kryesia e klubit me Bashkim Ismajlin dhe kemi pasur përkrahje të jashtëzakonshme nga Pampurat”, tha fillimisht ai.

Kemi edhe katër finale para vetes dhe jemi duke punuar shumë që ti kalojmë me sukses edhe këto ndeshje. Tre pikët e fundit ndaj Vjosës ishin shumë të rëndësishme, çdo ndeshje ka rënëdësinë e vet dhe të gjitha do t’i marrim me radhë“, tha Gashi për ‘GazetaBlic Sport‘.