Lojtarët e West Ham, të cilët dolën në tribunat në stadiumin e AZ Alkmaar për të mbrojtur familjarët e tyre, të cilët po sulmoheshin nga mbështetësit e holandezëve, tani mund të ndëshkohen.
Informacioni bëhet i ditur këtë të dielë nga The Telegraph, ku thuhet se futbollistët në fjalë – Declan Rice, Said Benrahma, Flynn Downes dhe Michail Antonio – madje mund të pezullohen, duke u suspenduar në finalen e Liga e Konferencës, e planifikuar për 7 qershor, kundër Fiorentinës.
Sipas të njëjtit burim, zyrtarët e West Hamit do të duhet të ankohen në UEFA-n, në mënyrë që sportistët e tyre të mos humbasin finalen, e cila do të luhet në Pragë, në Republikën Çeke.
/GazetaBlic Sport


