Sporti

Lojërat Mesdhetare/ Vesa Gjinaj humb nga Ilay Yoruk!

06/28/2022 19:45
nga:L J

Edhe Vesa Gjinaj ka mbyllur garimin në garat e tenisit në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Tenistja jonë pësoi humbje nga favoritja, Ilay Yoruk 2:0 në sete, në raundin e dytë të garave, shkruan KOK, përcjell GazetaBlic Sport.

Meçi u përcoll edhe nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe zëvendësministrja, Daulina Osmani.

Tashmë Gjinaj nuk ka më gara në këtë kompeticion.

/GazetaBlic Sport