Sporti

Lojërat Mesdhetare/ Pingpongisti kosovar Kreshnik Mahmuti mposhtet nga serbi Marko Jevtovic

06/28/2022 21:05
nga:L J

Kosova dhe Serbia janë përballur sot në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Ballafaqimi mes Kosovës dhe Serbisë u bë në sportin e ping-pongut, ku Kreshnik Mahmuti u përball me Marko Jetkovic, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, ky duel nuk i solli fitore Kosovës, pasi triumfues doli serbi Marko Jevtovic me rezultatni 4-0.

Rezultati i katër dueleve ishte ky: 11-6, 11-2, 11-2, 11-5.

Ndërkohë, pingopongisti tjetër kosovar, Fatih Karabaxhak u mposht 3:0 nga italiani, Stoyanov.

/GazetaBlic Sport