Sporti

Loftus-Cheek me postim lamtumirës për Chelsean: Faleminderit për gjithçka

07/01/2023 19:49
nga:E K

Ruben Loftus-Cheek ka nënshkruar kontratë me Milanin deri në vitin 2027.

Anglezi është përforcimi i dytë zyrtar i këtij sesioni në merkato, transmeton GazetaBlic Sport.

Mesfushori dedikoi një postim në rrjetet sociale për të përshëndetur ish-skuadrën e tij, Chelsea, përpara se të hidhej me kokë në aventurën e re të kuqezinjve.

Loftus-Cheek ka publikuar një video për të kujtuar kohën e tij në Londër, e cila fillon nga akademia e të rinjve dhe përfundon këtë vit: “faleminderit për gjithçka” është mesazhi që shoqëron videon.

/GazetaBlic Sport.