Lajme

Lodhen numëruesit në Pogradec, ndërpritet numërimi i votave

05/12/2025 09:30
nga:G B

Është ndërprerë numërimi i votave në KZAZ 70 në Pogradec.

Sipas A2Cnn anëtarët e kësaj KZAZ-je kanë vendosur ndërprerjen totale të numërimit deri në orën 12:00. Shkak për ndërprerjen është bërë lodhja e numëruesve dhe mosparaqitja e numëruesve zëvendësues.

Deri më tani në qarkun e Korçës janë numëruar 171 nga 422 kuti, ku në avantazh është PS me 55% të votave, kurse PD 35%.