Stanislav Lobotka ka folur në lidhje me ndeshjen ndaj Kosovës, që ekipi i tij kombëtar, Sllovakia, do ta zhvillojë të enjten nga ora 20:45.
Sllovakia e mirëpret Kosovën në Sllovaki me fillim nga ora 20:45, në kuadër të gjysmëfinales së “Play Off” për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026, shkruan GazetaBlic Sport.
Mesfushori i Napolit thotë se kjo ndeshje do jetë mjaft e rëndësishme dhe qëllimi i tyre është fitorja.
“Për mua, është e rëndësishme që të fitojmë të enjten dhe besoj se një rezultat i mirë do të shkëlqejë edhe në rezultatin tonë”, tha fillimisht Lobotka për mediumet sllovake.
“Është e rëndësishme që t’i menaxhojmë këto rezultate së bashku si ekip”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


