Kryetari i Sindikatës së KEK-ut, Nexhat Llumnica, në një intervistë për Gazeta Blic, ka thënë se një pjesë e madhe e inxhinierëve në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë dhënë dorëheqje, për arsye të pagës të ulët dhe një pjesë e punëtorëve kanë paralajmëruar dorëheqjen.
“Po, ka punëtorë, një pjesë e konsiderueshme e inxhinierëve që kanë liruar vendin e punës dhe pasi kanë nënshkruar kontratën inxhinierët e rinj, mirëpo ka dhe punëtorë të vjetër që kanë ik prej vendit të punës, besa kanë paralajmëruar dhe shumë punëtorë tjerë që të ikin nga vendi i punës, për shkak pagesës së ulët të tyre. Kohëve të fundit kemi pasur protesta dhe kemi arritur një realizim të kërkesës pjesërisht rritjen e pagës për 70 euro, që nuk është e mjaftueshme. Në vitin e kaluar janë mbi 10 inxhinierë që kanë lënë vendin e punës dhe kanë shkuar për arsye se paga e tyre deri më tani pa këtë ngritjen e 70 Euro është 749 Euro, e kjo pagë dhe në sektorin privat po dhe në vendet tjera, d.m.th është shumë më i lartë”, tha ai për Gazeta Blic.
Llumnica thotë se është shumë e pamjaftueshme ngritja e pagës për 70 euro dhe janë të pakënaqur me këtë ngritje, derisa shton se kur punëtori nuk trajtohet me dinjitet, ikë dhe nga vendi.
Tutje, Llumnica thotë se KEK nuk është që vetëm të plotësojë inflacionin sepse ka suksese të veta, pas viteve të fundit ka pasur një profit të jashtëzakonshëm vetëm në vitin 2022 i ka pasur 107 milionë euro.
“Korporata Energjetike e Kosovës nuk është që vetëm të plotësojë inflacionin sepse ka suksese të veta ka profitin, pesë viteve të fundit ka pasur një profit të jashtëzakonshëm vetëm në vitin 2022 i ka pasur 107 milionë euro, ky sukses nuk është ndarë proporcion me punëtorët dhe normal që janë të pakënaqur”, ka theksuar ai për Gazeta Blic.
Ai po ashtu thekson se punëtorëve ju mungojnë pajisjet mbrojtëse nuk kanë as maska mbrojtëse të pluhurit dhe xeheve të ndryshme.
Sipas Kryetarit të Sindikatës se KEK-ut, kur KEDS importon energji elektrike, çmimi iu duket shumë shtrenjtë, Qeveria e Kosovës ka miratuar një ngritje te energjisë elektrike, por jo KEK-u, KEK shet energji elektrike, KEK-u shet 1kWh energji elektrike 29.5 euro, kurse ne treg shitet shumë më shtrenjtë.
“Arsyeja është sepse KEDS kur importon energji elektrike iu duket çmimi shumë shtrenjtë dhe Qeveria e Kosovës ka miratuar një ngritje të çmimit, po jo KEK-u, KEK-u shet energjinë elektrike, nuk e di që ekziston diku më lirë dhe kostoja e prodhimit nëse nuk ka KEK-u eksport nuk mund ta mbulojë koston e prodhimit me shtije të KEDS sepse KEK-u shet 1kWh energji elektrike 29.5 euro, kurse në treg shitet shumë më shtrenjtë dhe kjo është arsyeja që benefitet që po krijon Qeveria e Kosovës, KEDS-it në këtë rast të gjitha qeveritë po dhe kjo tani janë të papranueshme dhe kjo e bën të ngritët çmimi i energjisë elektrike për qytetarët e vendit sepse ata përfitojnë shumë më shumë se sa prodhuesit”, ka deklaruar Nexhat Llumnica./Gazeta Blic/


