Sporti

Llapi në avantazh të madh pas pjesës së parë ndaj Dinamos

06/06/2026 16:48
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së barazhit për një vend në Superligën e Kosovës, me Llapin që po avancon me rezultat 0:2 ndaj Dinamos në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Skuadra nga Podujeva zhvilloi një 45-minutësh të parë shumë të mirë, duke krijuar epërsi të dyfishtë falë golave të shënuar nga Ademi dhe Hyseni, transmeton GazetaBlic Sport.

Me këtë rezultat, Llapi është shumë pranë ruajtjes së statusit në elitën e futbollit kosovar për sezonin 2026/27.

Dinamo, që synon promovimin historik në Superligë, do të duhet të reagojë në pjesën e dytë nëse dëshiron të rikthehet në lojë dhe të mbajë gjallë shpresat për ngjitje në elitë.

/GazetaBlic Sport/