Sporti

Llapi merr fitore të madhe ndaj Dukagjinit dhe largohet nga zona e rënies

03/15/2026 14:59
nga:L J

Skuadra e Llapit ka marrë një fitore masive në udhëtim ndaj Dukagjinit.

Llapi fitoi ndaj Dukagjinit me rezultatin 1:2, shkruan GazetaBlic Sport.

Edon Sadriu realizoi krejt në startin e duelit, teksa Hekuran Berisha barazoi shifrat në fillimin e pjesës së dytë.

Në fund, Fiton Ademi ishte heroi i Llapit në këtë duel, pasi realizoi golin e fitores në minutën e 88’të.

Llapi tani ka 29 pikë në vendin e 7’të, kurse Dukagjini në vendin e gjashtë me 33 pikë.

/GazetaBlic Sport