Sporti

Llapi – Buducnost, bileta më e lirë 1 euro, më e shtrenjt 5 euro!

07/08/2022 18:25
nga:L J

Skuadra e Llapit është mobilizuar fuqishëm për ndeshjen ndaj Buducnostit.

Llapi ka publikuar çmimet e ndeshjes ndaj Buducnostit, ku më e shtrenjta kushton 5 euro, shkruan GazetaBlic Sport.

Bileta më e lirë 1 euro, më e shtrenjta 5 euro.

Ja njoftimi:

????????? ? ?????Ë ?????? ???????? ? ?? ???Ë? ? ?????? ??????

Kryesia e klubit në krye me Presidentin z. Beqir Batatina merr vendim që në ndeshjen kthyese më 14 korrik në Stadiumi “Fadil Vokrri”, KF Llapi-FK Budućnost Podgorica, të ketë bileta me çmime solide vetëm që stadiumi të jetë i stërmbushur ndaj atyre që treguan urrejtje jo vetëm ndaj nesh por ndaj gjithë kombit shqipëtar në ndeshjen e parë të zhvilluar mbrëmë në Podgoricë.

Çmimet e biletave do jenë si në vijim:

Sektori Veri dhe Jug – Çmimi i biletës: 1 Euro
Sektori Lindje – Çmimi i biletës: 2 Euro
Sektori Perëndim – Çmimi i biletës: 3 Euro
Sektori VIP – Çmimi i biletës: 5 Euro

Bileta do ketë mjaftueshëm në pikat kryesore në qytetin e Podujevës, në shesh të qytetit tonë dhe sheshet e Prishtinës, afër Stadiumit “Fadil Vokrri” dhe çdo vend ku ka kërkesa nga tifozët tanë dhe gjithë tifozët e kombit shqipëtar.

BASHKIMI BËNË FUQINË ?
PËRPARA LLAPI ⚪️?