Lajme

Lladrovci uron 4 Korrikun: Gëzuar, gëzuar, gëzuar!

07/04/2024 22:38
nga:G B

Katër Korriku, është datë e ditë e shënuar për kombin amerikan dhe të gjitha ato shtete, kombe e individ që aspirojnë vlerat e Pavarësisë së ShBA-së, ka shkruar Lladrovci, me rastin e Ditës së Pavarësisë së ShBA-së.

Ai ka deklaruar se “jemi me fat që përpjekjet tona për çlirim nga okupatori serb, u njohën dhe legjitimuan nga Amerika, nga Amerika e lirisë, mundësisë e gjasave të barabarta, të vendit që ndërton paqen në botë dhe lumturinë për qytetarët e vet”.

“Në këtë ditë dhe çdoherë, nderojmë baballarët krijues të Pavarësisë së Amerikës, ndërsa shtetasve amerikanë, miqve dhe bartësve të përgjegjësive institucionale, dashamirëve të vlerave amerikane, nga zemra ua uroj 4 Korrikun”, ka deklaruar në fund Lladrovci.