Lajme

Lladrovci: Mësim i vonuar, në politikë megjithatë ka vlerë!

05/05/2026 12:52
nga:Y I

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar në lidhje me situatën politike në vend.

Lladrovci i cili ka përsëritur fjalët e Ambasadorit amerikan shkruan “Mos urino para derës së klubit ku do të hysh”.

Postimi i plotë:

Mësim i vonuar, në politikë megjithatë ka vlerë. Këtë e dëshmon një pjesë e politikës vendore e viteve të fundit.

Ndryshimi i qëllimeve apo bërja e “salltave” në politikë është krejt legjitime. Disa këtyre salltave u thonë politikë, për mua kjo nuk është politikë.

Po, unë dalloj nga ata që kanë mbetur për riprovimet e vjeshtës. Ambasadori amerikan ka lënë fjalë: “Mos urino para derës së klubit ku do të hysh”!