Lajme

Lladrovci ironizon me Qeverinë: Nga njohja reciproke, problemi ka arritur te Ibri, te ura

04/24/2023 13:56
nga:Genita C

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka folur rreth zgjedhjeve të djeshme në veri të Kosovës.

Lladrovci në një prononcim për GazetaBlic thotë se, është ndjerë i befasuar pse dikush ka menduar e besuar se Jabllanoviqi ua plotëson kriterin themelor të zgjedhjeve, masivitetin.

“Zgjedhjet i vlerësoj se ishin pa incidente, megjithatë, ndryshe nga sa jemi mësuar t’i shohim, me pjesëmarrje të ultë, kontejnerë, mungesë e theksuar e pëlqimit dhe vullnetit politik. Sigurisht, nuk kam pritur se do të ketë sukses letra e “serbëve të ndershëm” dhe të arrihej gjithëpërfshirja kur dihet ndikimi nga Beogradi dhe strukturave tjera paralele. Jam befasuar pse dikush ka menduar e besuar se Jabllanoviqi ua plotëson kriterin themelor të zgjedhjeve, masivitetin”, tha Lladrovci.

Lladrovci ka ironizuar me Qeverinë duke potencuar se, në vend se të flasim për njohjen e ndërsjellë, problemi ka arritur te Ibri, te ura.

“Pres që institucionet paralele të ushtrojnë edhe më fort ndikimin e vet, për fat të keq, pres ta marrin në ndihmë për t’i injoruar këto rezultate me termin “vetëmenaxhimin” dhe të vazhdojnë ta injorojnë Republikën e Kosovës edhe më shumë se sa po e bëjnë në Bruksel. Në vend se të flasim për njohjen e ndërsjellë, problemi ka arritur te Ibri, te ura”, tha ai për GazetaBlic.

Kryetarët e rinj, drejtorët e vjetër / KDI: Këto rreziqe mund të ndodhin pas zgjedhjeve të djeshme në Veri

Çfarë po përgatit Lista Serbe- Analistët flasin për pasojat e vendit pas zgjedhjeve të djeshme në veri