Lajme

Lladrovci: Gjithmonë të bashkuar për lirinë, për UÇK-në

08/29/2026 11:06
nga:L J

Lidhur me Marshin për liri, në përkrahje të liderëve të luftës dhe paqes në Hagë, Ramiz Lladrovci ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në Prishtinë, më 12 shtator.

Ftesa e Lladrovcit në facebook:

Qytetarë të nderuar,

Më 12 shtator, në ora 14:00, do të bashkohemi në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të përkrahur liderët tanë të luftës dhe paqes.

Gjithmonë të bashkuar për lirinë, për UÇK-në. Liri për çlirimtarët!