Lajme

Lladrovci e Lushtaku afër njëri-tjetrit në protestën kundër Speciales

08/07/2025 17:25
nga:Mergim Rreci

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, janë parë afër njëri-tjetrit në protestën kundër padrejtësive të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Lladrovci është parë të mbante veshur bluzën me mbishkrimin “Liria ka emër”, njofton Klankosova.tv.

Tashmë zyrtarisht ka nisur protesta kundër padrejtësive të Speciales, teksa sheshet janë mbushur plot.