Liverpool ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të EFL Cup.
Skuadra e Jurgen Klopp fitoi me spektakël ndaj West Ham United, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 5 me 1, me ‘The Reds’ që tashmë synojnë triumfin e plotë në Kupën e Ligës.
Dominik Szoboszlai, Salah, Gakpo dhe Jones dy herë shënuan golat e fitores për Liverpoolin, kurse Bowen shënoi për mysafirët nga Londra.
/GazetaBlic Sport/


