Sporti

Liverpool siguron finalen e madhe në FA Cup, triumfon ndaj Manchester Cityt

04/16/2022 18:24
nga:Mergim Rreci

Liverpooli është finalisti i parë i FA Cup.

Skuadra e Jurgen Klopp ka siguruar finalen pas triumfit ndaj Manchester Cityt, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar ishte 2 me 3, me Liverpoolin që shënoi tre gola në 45 mintuat e parë.

Konate shënoi një gol dhe Mane dy të tjerë për “The Reds”, kurse Grealish dhe Bernardo Silva shënuan për skuadrën e Guardiolas.

Liverpool do të përballet në finale me fituesin e ndeshjes Crystal Palace – Chelsea, finale kjo që zhvillohet me 14 maj.

/GazetaBlic Sport/