Skuadra e Liverpoolit sonte ballafaqohet me Real Madridin, në një nga ndeshjet më interesante të javës në Champions League.
Liverpooli ka fituar vetëm dy nga tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, teksa Los Blancos e Xabi Alonsos hyjnë në këtë ndeshje pasi e kanë shkatërruar Valencian me rezultatin 4-0 në Bernabeu.
‘Reds’ dhe madrilenët luajnë sonte nga ora 21:00 në ‘Anfield’.
Ja formacionet zyrtare:
Liverpool: Mamardashvili; Bradley, Konate, Van Dijk, Robertson; Gravenberch, Mac Allister; Salah, Szoboszlai, Wirtz; Ekitike.
Real Madrid: Courtois; Fede Valverde, Militao, Huijsen, Carreras; Camavinga, Tchouaméni; Arda Güler, Bellingham, Vinicius; Mbappe.
/GazetaBlic Sport/


