Sot zhvillohen dy ndeshje interesante në Premier League.
Liverpooli përballet me skuadrën e Leicester Cityt në “Anfield”, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra e Jurgen Klopp është në vendin e dytë me diferencë të madhe të pikëve me Manchester Cityn e vendit të parë, por natyrisht do të tentojë të jetë konkurruese deri në momentin e fundit.
Këto pritet të jenë formacionet e këtij takimi.
Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Thiago; Jota, Firmino, Diaz.
Leicester City: Schmeichel; Pereira, Vestergaard, Soyuncu, Thomas; Ndidi, Tielemans; Albrighton, Maddison, Daka; Iheanacho.
/GazetaBlic Sport/


