Sporti

Liverpool favorit ndaj Benficas, skuadra portugeze ishte kualifikuar tutje në përballjen e fundit direkte

03/18/2022 12:48
nga:Mergim Rreci

Pavarësisht disavantazhit në përballjen e drejtpërdrejtë me Liverpool-in në kompeticionet evropiane (6 humbje dhe katër fitore) Benfica kaloi mirë nga “Anfield” në ndeshjen e fundit ballë për ballë me anglezët për Champions League.

Ishte në raundin e 16-të të sezonit 2005/06 kur Benfica, atëherë e drejtuar nga Ronald Koeman, vulosi kualifikimin me dy fitore, 1-0 (gol nga Luisão) në Luz dhe 2-0 (gola nga Simão dhe Miccoli) në “Anfield”, përcjell GazetaBlic Sport.

Dy skuadrat u takuan sërish kohët e fundit, por për Ligën e Evropës, në 2009/2010, me Benficën që fitoi në shtëpi me rezultat 2-1, por ra pas humbjes 1-4 në qytetin e Beatles.

Shqiponjat shënuan një tjetër fitore ndaj Liverpool-it në vitin 1984 në ish-Kupën e Kampionëve të Evropës për Klube – 1-0 në shtëpi, pasi humbën 1-3 në Angli. Në katër ndeshjet e mbetura, edhe për Kupën.

/GazetaBlic Sport.