Sporti

Liverpool e City do të mundohen ta “rrëmbejnë” Mbappen në janar

10/15/2023 15:46
nga:E K

Liverpool dhe Manchester City pritet të bëjnë ofertë për sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe.

BBC ka shkruar se edhe pse Mbappe e ka zemrën të vendosur për këtë lëvizje në Real Madrid, në janar pritet të ketë edhe opsione të reja.

Superylli i Paris Saint-Germain pritet të jetë në lëvizje në vitin 2024 pasi ai ende nuk ka nënshkruar një zgjatje të kontratës me kampionët në fuqi të Ligue 1.

Destinacione të ndryshme janë të hapura për fituesin e Kupës së Botës, edhe pse Real Madridi konsiderohet të jetë duke udhëhequr garën për nënshkrimin e tij.