konate
Sporti

Liverpool do t’a zyrtarizojë Konaten brenda 48 orëve

05/28/2021 09:23
nga:E K

Liverpool ka arritur marrëveshje me Leipzig për transferimin e qendërmbrojtësit, Ibrahima Konate.

Liverpool kishte rënë dakord me lojtarin për kushtet personale ditë më parë, shkruan GazetaBlic Sport.

Gazetari i njohur, Paul Joyce, ka raportuar se Liverpool ka arritur marrëveshje edhe me klubin gjerman dhe klauzola e lirimit të tij që do të paguhet nga “The Reds” është 36 milionë funte.

“Liverpool pret të mbyllë transferimin e Konates në 48 orët e ardhshme, marrëveshja me RB Leipzig dhe me lojtarin tashmë është arritur. Klauzola e lirimit është 36 milionë funte“, ka shkruar Joyce në Twitter.

/GazetaBlic Sport/