Sporti

Liverpool dhe Arsenal kërkojnë fitoret e radhës në Premier League

02/10/2022 09:30
nga:Mergim Rreci

Sot zhvillohen dy ndeshje interesante në Premier League.

Liverpooli përballet me skuadrën e Leicester Cityt në “Anfield”, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra e Jurgen Klopp është në vendin e dytë me diferencë të madhe të pikëve me Manchester Cityn e vendit të parë, por natyrisht do të tentojë të jetë konkurruese deri në momentin e fundit.

Arsenali i Artetas do të kërkojë fitoren e radhës ndaj Wolves, me skuadrën nga Londra që dëshiron me çdo kusht të sigurojë një vend për Ligën e Kampionëve.

Wolvesi ka treguar paraqitje të mira në këtë edicion dhe mund të jetë një skuadër që mund t’i bëjë probleme Arsenalit, me ndeshjen që pritet të jetë shumë e rivalizuar.

/GazetaBlic Sport/