Sporti

Liverpool “blindon” Alisson Becker, së shpejti vendoset për kontratën e re

06/04/2021 09:45
nga:Mergim Rreci

Alisson Becker është vendosur të zhvillojë bisedime të reja në lidhje në lidhje me kontratën e tij me Liverpool më vonë gjatë verës.

BBC Sport raproton se diskutimet do të zhvillohen pasi portieri të kthehet nga detyra e Copa America me Brazilin, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai tashmë është nën kontratë deri në vitin 2024, kështu që çdo zgjatje do ta mbante atë në Anfield deri në mesin e të 30-ave.

Ai ka luajtur 33 ndeshje në këtë edicion, atje ku ka prarnuar 32 gola dhe 10 herë e ka mbajtur portën të pastër.

E veçanta është se ai ka shënuar edhe një gol që doli të jetë vendimtar në fund të edicionit.

/GazetaBlic Sport/