Sporti

LIVE: Kalojnë 30 minuta në “Fadil Vokrri”, ky është rezultati i ndeshjes, Ballkani – CFR Cluj

09/08/2022 19:14
nga:E K

Ballkani po luan sot ndeshjen historike ndaj Cluj.

Ndeshjen e parë të fazës së grupeve të “Europa Conference League” Ballkani po e luan në shtëpi në stadiumin “Fadil Vokrri“, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas 30 minutave lojë ndeshja ishte kryesisht e ekuilibruar me të dyja skuadrat që po e kërkojnë golin herë pas here.

Rastin më të mirë deri tani e pati skuadra mysafire, ku pas humbjes së topit nga ana e Qendrim Zybës në zonën e rrezikshme, lojtari kundërshtar gjuajti rrezikshëm në portën e Stivi Frashërit i cili intervenoi për mrekulli për të mbajtur portën e paprekur.

Rezultati është i pandryshuar 0-0.

/GazetaBlic Sport/